KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Lifestyle

Η μετάβαση από τα γαλακτοκομικά προϊόντα σε φυτικές εναλλακτικές λύσεις μπορεί να προκαλέσει ανεπάρκειες βιταμινών

Γάλα φυτικής προέλευσης

Kalimi nga produktet e qumështit te alternativat bimore mund të shkaktojë mungesë të disa lëndëve ushqyese të rëndësishme për organizmin, paralajmëron një studim i ri, ka shkruar Ο κηδεμόνας.

Sipas studiuesve, zëvendësimi i qumështit, djathit dhe kosit me produkte me bazë soje, bajamesh apo tërshëre mund të ulë marrjen e jodit, kalciumit, vitaminës B2 dhe vitaminës B12, sidomos nëse këto produkte nuk janë të pasuruara me vitamina dhe minerale.

Shqetësimi më i madh lidhet me jodin, një mineral i domosdoshëm për funksionimin e gjëndrës tiroide, rregullimin e metabolizmit dhe zhvillimin e trurit. Sipas studiuesve, më shumë se gjysma e vajzave adoleshente në Britani nuk marrin sasinë e nevojshme të jodit.

Studimi tregon se zëvendësimi i 20 deri në 30 për qind të produkteve të qumështit me alternativa bimore mund ta rrisë përqindjen e vajzave adoleshente me marrje të pamjaftueshme të jodit nga 54 në 65 për qind. Te gratë e moshës 19 deri në 49 vjeç, kjo përqindje mund të rritet nga 32 në 42 për qind.

“Dihet se mungesa e jodit mund të ketë pasoja për shëndetin dhe për këtë arsye duam të rrisim ndërgjegjësimin për këtë problem”, ka thënë doktoresha Sarah Bath, profesoreshë e asociuar në Universitetin e Surreyt.

Ajo ka theksuar se vajzat e reja dhe gratë në moshë riprodhuese janë grupet më të rrezikuara, pasi jodi është veçanërisht i rëndësishëm gjatë kësaj periudhe të jetës.

Për të kuptuar më mirë përbërjen e këtyre produkteve, studiuesit analizuan 146 lloje qumështi bimor, 76 lloje te kosit dhe 67 lloje djathi pa përbërës shtazorë, të tregtuara në Britani.

Rezultatet treguan se 61 për qind e produkteve përmbanin kalcium të shtuar, ndërsa 46 për qind vitaminë B12. Megjithatë, vetëm 19 për qind ishin të pasuruara me vitaminë B2 dhe vetëm 12 për qind me jod.

Sipas modelit të studiuesve, zëvendësimi i një të tretës së produkteve të qumështit me alternativa bimore mund të ulë marrjen e jodit nga 9 deri në 21 për qind. Nëse të gjitha produktet e qumështit zëvendësohen me alternativa bimore, marrja e pamjaftueshme e jodit mund të prekë deri në 80 për qind të vajzave adoleshente.

Studiuesit theksojnë se pasurimi i produkteve bimore me jod do të ndihmonte në parandalimin e këtij problemi.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjithë personat që konsumojnë produkte bimore do të kenë mungesa ushqyese. Dietologia Nichola Ludlam-Raine, përfaqësuese e Shoqatës Britanike të Dietologve, shpjegon se gjithçka varet nga mënyra e përgjithshme e të ushqyerit.

“Për këdo që zgjedh qumështin me bazë bimore, do të rekomandoja të kontrollojë etiketën dhe të zgjedhë produkte të pasuruara me jod”, ka këshilluar ajo.

Sipas dietologes, qumështet bimore organike zakonisht nuk pasurohen me vitamina dhe minerale shtesë, ndaj mund të mos ofrojnë jodin e nevojshëm. Ndërkohë, peshqit e bardhë, si merluci, vezët dhe produktet e qumështit, për ata që i konsumojnë, janë burime të tjera të këtij minerali.

Ajo ka paralajmëruar gjithashtu se suplementet me alga deti nuk duhen përdorur si burim i sigurt i jodit, pasi sasia e tij mund të ndryshojë shumë dhe në disa raste të jetë e tepërt.