KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Η ικανότητα της ΕΕ να αμυνθεί έναντι εισβολής παραμένει αμφίβολη, αναφέρει έκθεση

Στρατός

Φωτογραφία: Associated Press

Aftësia e BE-së për t’iu përgjigjur një pushtimi të huaj deri në vitin 2030 mbetet në pikëpyetje, për shkak të varësisë së vazhdueshme nga SHBA-ja dhe sistemeve të fragmentuara kombëtare të mbrojtjes, thotë një raport i publikuar nga auditori zyrtar i bllokut.

Gjykata Evropiane e Audituesve (ECA) ka thënë se BE-ja është shumë më e përgatitur se më parë, përpara pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, por arritja e objektivit për gatishmërinë në fushën e mbrojtjes deri në fund të kësaj dekade do të jetë e vështirë.

“Arritja e gatishmërisë në fushën e mbrojtjes në BE deri në vitin 2030 mbetet një sfidë”, ka thënë Marek Opioła, anëtar i ECA-së, i cili drejtoi shqyrtimin e politikës së mbrojtjes së BE-së, të publikuar të enjten.

“Ka ende vështirësi të mëdha, si sistemet kombëtare të fragmentuara apo pengesat në industrinë e mbrojtjes. Ne gjithashtu vazhdojmë të varemi nga Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar ai.

Në një intervistë për Guardian, ai ka theksuar se BE-ja mund të “bëjë ende përparim të madh” nëse rrit ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen dhe zgjeron me shpejtësi prodhimin e municioneve.

Midis viteve 2020 dhe 2025, shtetet anëtare të BE-së kanë rritur shpenzimet për mbrojtjen me 79%, si përgjigje ndaj kërcënimit rus dhe në një përpjekje të vonuar për të përmbushur objektivat e NATO-s për shpenzimet ushtarake. 

BE-ja ka vendosur objektivin për të arritur gatishmërinë në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2030, vitin e kaluar, pasi shërbimet e inteligjencës paralajmëruan se Rusia mund të jetë e gatshme të zhvillojë një luftë në shkallë të gjerë në Evropë rreth asaj kohe.

Mbikëqyrësi financiar i BE-së ka thënë ndërkaq se duhet të kapërcehen vështirësi të mëdha për të arritur këtë objektiv, i përcaktuar nga një auditor i lartë si “pasja e autonomisë strategjike” dhe “aftësia për të mbështetur në mënyrë të pavarur një luftë me intensitet të lartë”.

Auditori i lartë ka thënë se BE-ja është më e përgatitur krahasuar me vitin 2019, kur u krye një shqyrtim i ngjashëm, por paralajmëroi se industritë e fragmentuara kombëtare të mbrojtjes dhe “bashkëpunimi i pamjaftueshëm” mes qeverive të BE-së kontribuojnë në rrezikun e dyfishimit të shpenzimeve ose në boshllëqe të vazhdueshme në kapacitetet ushtarake.

Një shembull tipik i këtij mosfunksionimi, megjithëse nuk përmendet në raport, është vendimi i Francës dhe Gjermanisë për të braktisur një projekt prej 100 miliardë eurosh për ndërtimin e një avioni luftarak të përbashkët, pasi kompanitë kryesore nuk ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet lidhur me drejtimin dhe kontrollin e projektit.

Raporti ka vërë në dukje një tension të mundshëm mes nevojave afatshkurtra në fushën e betejës dhe politikës “Bli Evropian”, e cila synon të reduktojë varësinë nga furnizuesit e huaj.

Sipas një studimi të cituar nga ECA, midis shkurtit 2022 dhe qershorit 2023, 78% e blerjeve të pajisjeve të mbrojtjes nga qeveritë e BE-së u siguruan nga jashtë bllokut, ndërsa vetëm SHBA-ja përbënte 63% të tyre.

Auditori i lartë ka thënë se blerjet nga SHBA-ja u rritën pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, “gjë që ishte e kuptueshme, sepse BE-ja kishte nevojë të gjente kapacitete që mund të viheshin në dispozicion shpejt”.