Ekipi kosovar në videolojën CS:GO, Bad News Eagles ka triumfuar ndaj ekipit danez ex-Copenhagen Flames me rezultatin 2:1 në kuadër të turneut “CCT 2023 Online Finals 1”.
Ekipi danez triumfoi 16:7 në hartën “Anubis”, para se BNE-ja të kthehej e të triumfonte 16:13 në hartën “Ancient” dhe 16:12 në hartën “Inferno”.
BNE në rundin e radhës e pret fituesin e duelit mes ekipit Forze dhe Havu.
Bad News Eagles ka një lojë tjetër sot. Luan nga ora 17:00 në kuadër të turneut “CCT South Europe Series 4” me ekipin Endpoint.