Ekipi rus, Outsiders, u bë kampion në “IEM Rio 2022”, ndaj skuadrës norvegjeze Heroic.
Finalja e CS:GO u luajt të dielën, e Outsiders triumfuan me rezultat 2:0.
Skuadra fituese si shpërblim i merr 500 mijë dollarë.
17:33
Finalja e CS:GO, ndeshen Outsiders dhe Heroic
Të dielën në orën 19:00 do të nisë ndeshja finale mes ekipit Outsiders dhe Heroic në CS:GO. Outsiders është ekip i bazuar në Rusi, ndërsa Heroic në Norvegji.
Ekipi kosovar, Bad News Eagles, është eliminuar më 7 nëntor në turneun Major në Rio de Janeiro në fazën Legends.
Ai humbi 2:0 në mapa nga ekipi ukrainas Na’Vi. Me arritjen në fazën Legends, BNE-ja ka fituar 20 mijë dollarë.