E-sports

Caktohen duelet: Shqiponjat e Kosovës sot përballen me një tjetër favorit të madh

Pas fitores historike që ndodhi të dielën mbrëma ku “Bad News Eagles” nga Kosova dërguan më të mirët e botës në shtëpi, sot ata do të përballen me një tjetër favorit.

Rrugëtimin e tyre e vazhdojnë kundër ekipit “Natus Vincere”, i njohur si “NAVI”. Ekipi i përbëre nga tre ukrainas dhe dy rusë, në “Majorin e Antwerpit” këtë vit, ishte finalist, kurse vitin e kaluar në Stokholm kishte fituar vendin e parë.

Në Rio ata kanë shënuar tri fitore dhe dy humbje aq sa i kanë shënuar edhe “Bad News Eagles”.

Dueli do të zhvillohet sot në ora 15:00.

Image
Orari i IEM RIO Major 2022

LEXO EDHE: