Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
DESKU

“Përmendja e bashkimit kombëtar shqiptar legjitimon botën serbe”

Kulminacion të joseriozitetit politik e ka cilësuar deklarimin e liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë për bashkimin kombëtar, drejtori ekzekutiv i Institutit KIPRED, Lulzim Peci. Sipas tij, me përmendjen e bashkimit kombëtar po legjitimohet bota serbe.

“Kështu shihesh nga jashtë. Konceptin e botës serbe po e legjitimojmë duke thënë se po e bëjmë botën shqiptare, madje më vrazhdë, duke thënë bashkim”, ka thënë ai duke shtuar se pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-s një bashkim i mundshëm është edhe më i vështirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka paralajmëruar pasoja të jashtëzakonshme nëse Kosova e Shqipëria ia mësyjnë bashkimit kombëtar pa marrë parasysh reagimet e ndërkombëtarëve.

“Nëse bashkohemi, Kosova do ta humbë shtetësinë e vet e Shqipërisë do t’ia suspendojnë anëtarësinë në NATO. Të arriturat më të mëdha të politikës shqiptare në shekullin 21, dy fitoret më të mëdha do t’i hedhim në lumë. S’e kuptoj lehtësinë me të cilën politikanët në Kosovë e Shqipëri e përmendin këtë. Mendoj se ky është kulminacioni i joseriozitetit politik”, ka thënë ai në Desku të KTV-së.