Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

„Es wird so enden wie bei Arlinda Zekaj“, sagte der Direktor des Krankenhauses von Mitrovica, der wegen Bedrohung der Frau verhaftet wurde.

Gezim Berisha

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje të premten mbrëma nën dyshimet për dhunë në familje.

Zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana, ka konfirmuar për KOHËN se bashkëshortja është ankuar se ka pasur në vazhdimësi dhunë psikike nga Berisha. Tutje, Policia ka bërë të ditur se çifti nuk bashkëjeton tash e disa muaj. 

Sipas “Betimit për Drejtësi”, Berisha dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten me fjalët “do të ndodhë edhe ty si Arlinda Zekajt”, gruaja që u vra nga ish-kunati të dielën në Vitomiricë të Pejës. 

Paraprakisht, Zekaj e pati denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë. 

Vrasja e saj ka nxitur protesta, dorëheqje e suspendime. Dorëheqje ka dhënë drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha. 

Zekaj i kishte paralajmëruar disa herë institucionet për rrezikun që i kanosej.