Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Diplomatischer Zwischenfall in Atlanta vermieden: Europäische Staats- und Regierungschefs weigern sich, sich mit Lawrow fotografieren zu lassen.

Lawrow

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë anuluar fotografinë e përbashkët të pjesëmarrësve në takimin e ministrave të Jashtëm të G20-s në Atlanta, pasi disa diplomatë evropianë kanë kundërshtuar të fotografohen përkrah ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, madje kanë kërcënuar se do të largoheshin nga aktiviteti, raporton AP.

Edhe pse fotografia ka karakter kryesisht ceremonial, ajo është një traditë e takimeve të tilla dhe synon të përcjellë imazhin e unitetit mes përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse. Sipas Bloombergut, një zyrtar, i cili ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se organizatorët vendosën ta anulonin fotografinë për të shmangur një incident diplomatik dhe për ta mbajtur vëmendjen tek agjenda e takimit.

Në mesin e atyre që kundërshtuan fotografinë ishte ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul. Ndërkaq, homologu i tij polak, Radoslaw Sikorski, e cilësoi anulimin si vendim të drejtë, duke shtuar se nuk ishte i vetmi që nuk dëshironte të fotografohej me Lavrovin.

Lavrov, ndaj të cilit SHBA-ja ka vendosur sanksione që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, mbërriti në Atlanta, pavarësisht thirrjeve të disa ligjvënësve amerikanë që atij t’i ndalohej hyrja në vend. Ukraina nuk është ftuar në këtë takim. Jashtë listës së të ftuarve mbeti edhe Afrika e Jugut, anëtare themeluese e G20-s dhe i vetmi shtet afrikan në këtë grup.

Një situatë e ngjashme ishte regjistruar edhe në fillim të shtatorit, gjatë takimit të ministrave të Financave të G20-s, kur disa pjesëmarrës kishin refuzuar të pozonin përkrah ministrit rus të Financave, Anton Siluanov. Për këtë arsye, fotografitë ishin realizuar pa praninë e tij.

Takimi i ministrave të Jashtëm të G20-s po mbahet më 30 dhe 31 tetor, ndërsa samiti i liderëve të vendeve anëtare është planifikuar të zhvillohet në mesin e dhjetorit në Miami.