Spanja e shkroi historinë sërish, tani me grupmosha të reja.
Grupmosha U15 e Spanjës është fituese e Kupës së Botës dhe Festivalit U15 që u organizua në Baku të Azerbajxhanit.
Spanja e mposhti në finale Çekinë, 3:0.
Gjenerata e vitit 2011 e përfundoi turneun në Azerbajxhan pa humbje, me nëntë fitore dhe një barazim me Uellsin, ku spanjollët fituan pas penalltive.
Spanjollët e udhëhequr nga David Gordo realizuan 42 gola, ndërsa i pranuan vetëm nëntë.