Trajneri i ri i Udineses, Paolo Zanetti, ka zhvilluar bisedë të gjatë me mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka raportuar “Il Gazzettino” të mërkurën.
Zanetti pritet t’ia besojë krahun e djathtë Vojvodës.
Zanetti zuri vendin e trajnerit të shkarkuar Kosta Runjaiq.
“Trajneri i ri i Udineses nuk humbi kohë, duke u angazhuar në një bisedë të gjatë me një nga lojtarët më me përvojë, Mergim Vojvoda. Pastaj erdhën përshëndetjet dhe prezantimet me të gjithë ekipin, dhe një përqafim i ngrohtë me Enzo Ebosse, me të cilin punoi te Verona”, shkruan mediumi italian.
Udinese belegt mit fünf Punkten den vorletzten Platz.
Vojvoda 31-vjeçar iu bashkua Udineses nga Como në verë.