Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Baetens Monatsgehalt bei Drita wird bekannt gegeben

William Baeten

Klubi i madh rumun, FCSB, e ka shlyer borxhin ndaj lojtarit të Dritës, William Baeten, ka raportuar të martën “Pro Sport”.

Borxhi që kishte klubi rumun ndaj lojtarit belg ishte rreth 50 mijë euro. 

Belgu ishte ankuar në FIFA se nuk i janë paguar bonuset dhe për këtë FIFA ia bllokoi transferimet klubit rumun. Por të martën është bërë e ditur se FCSB-ja ka shlyer borxhin ndaj lojtarit belg.

29-vjeçari ishte larguar nga FCSB në verën e vitit 2025 dhe iu bashkua Flamurtarit të Vlorës. 

Pasi i skadoi kontrata me Flamurtarin, mesfushori me tipare ofensive iu bashkua Dritës si lojtar i lirë.

Mediumi rumun “Pro Sport” ka zbuluar pagën që belgu e merr te Drita.

“Ai gjithashtu dështoi të stabilizohej në Shqipëri, nga ku u largua në fillim të vitit pas vetëm gjashtë muajsh. Më në fund, belgu mbërriti në Kosovë, te Drita, ku fiton një pagë mujore prej afërsisht 12,500 eurosh”, shkruan “Pro Sport”.

Me Dritën ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.