Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Arberi

Kallas zum hochrangigen Treffen: Wir müssen die Regierungsbildung in Serbien abwarten.

Kaja kallas

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se për mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë duhet të pritet fillimisht formimi i Qeverisë së re në Beograd.

Ajo ka thënë se pati marrë zotime nga liderët e të dyja vendeve për t’u ulur në një takim të përbashkët trepalësh, por se mungesa e institucioneve funksionale në Kosovë gjatë vitit të fundit dhe zgjedhjet e fundit në Serbi kanë penguar realizimin e tij.

“Kam pasur shumë takime të nivelit të lartë, si me Kosovën, ashtu edhe me Serbinë. Gjithashtu, kam marrë premtimin nga të dyja palët, nga liderët e tyre, që të ulemi së bashku, ne të tre. Kemi pasur edhe përgatitje për atë takim, sepse kemi një përfaqësues të posaçëm të BE-së për dialogun Beograd–Prishtinë, i cili po punon shumë”, ka thënë Kallas në një konferencë për media të mërkurën. 

Ajo ka theksuar se situata në Kosovë, ku për një vit nuk ka pasur qeveri funksionale dhe institucione të konsoliduara, e ka penguar organizimin e këtij takimi.

Sa i përket Serbisë, Kallas ka thënë se pas zgjedhjeve duhet të pritet formimi i Qeverisë së re, para se të vazhdohet me përpjekjet për takimin e përbashkët, meqë lideri i deritanishëm Aleksandar Vuçiq pësoi disfatë. 

Megjithatë, ajo ka siguruar se mbetet e gatshme të angazhohet me të dyja palët për ta çuar përpara dialogun.

“Ju siguroj se jam e gatshme të angazhohem dhe do të angazhohem me ta, ashtu siç kam bërë deri më tani me autoritetet, në mënyrë që ta çojmë përpara këtë proces. Sepse është e nevojshme që të dyja palët të përparojnë në rrugën e integrimit evropian”, ka deklaruar Kallas.

Lesen Sie andere Updates
Marta Kos

Kos: Die institutionelle Blockade hat die Umsetzung europäischer Reformen im Kosovo beeinträchtigt.

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se bllokadat institucionale kanë ndikuar në...