Medon Berisha i Lecces i është bashkuar sërish pjesës tjetër të skuadrës dhe e ka kompletuar stërvitjen pas një kohe të gjatë.
“Tuttomercatoweb” ka shkruar të enjten se Berisha pritet të përfshihet në skuadër për duelin ndaj Lazios më 21 nëntor.
Mesfushori i lindur në vitin 2003 ishte i lënduar rëndë prej 12 dhjetorit 2025.
Luajti vetëm tetë minuta në fillim të këtij sezoni në humbjen nga Cagliari.
Pësoi tjetër lëndim, por shpejtë pritet të jetë sërish nën urdhrat e trajnerit Eusebio Di Francesco.
23-vjeçari ka katër paraqitje me Shqipërinë.