Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

17-jähriger Junge nach sechs Tagen im australischen Wald lebend gefunden

Australien

Një 17-vjeçar është gjetur i gjallë pas gjashtë ditësh i humbur në një zonë të dendur pyjore në shtetin e Viktorias, në juglindje të Australisë.

William u lokalizua të enjten, më 12 nëntor, nga ekipet e kërkim-shpëtimit, pasi ishte zhdukur gjatë një kampingu rreth 185 kilometra në lindje të Melbournit.

Në pamjet e publikuara nga autoritetet australiane, ai shihet duke festuar dhe ngritur grushtin në ajër sapo vëren helikopterin e policisë që kishte arritur ta lokalizonte.

I riu ishte larguar nga kampingu rreth orës 16:00 të së premtes, më 6 nëntor, për të marrë disa pajisje nga një pjesë tjetër e vendqëndrimit, por nuk ishte kthyer më. Pas kërkimeve pa sukses nga shoqëruesi i tij, ishte njoftuar policia.

Autoritetet dyshojnë se William kishte humbur orientimin në terrenin e vështirë malor. Ai ishte larguar nga kampi pa telefon, ushqim dhe ujë, ndërsa familjarët dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kishin shprehur shqetësim për gjendjen e tij për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës.

17-vjeçari, i cili është me autizëm, ishte në përvojën e tij të parë të kampingut. Një mike e familjes kishte treguar për televizionin 7NEWS se kjo ishte hera e parë që ai po qëndronte larg nënës së tij.

Pas gjetjes, William është ribashkuar me familjen dhe është dërguar në spital për kontrolle mjekësore. Sipas policisë, ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore, pavarësisht gjashtë ditëve të kaluara në natyrë. Ai u prit me përqafim nga nëna e tij. 

VIDEO:

Sipas raportimeve të mediave australiane, ai kishte mbijetuar duke konsumuar një pako patatinash dhe ujë nga përroi.