Sulmuesi i Juventusit, Randal Kolo Muani, do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pas frakturës së pësuar në gishtin e dorës së djathtë.
Francezi u lëndua gjatë ndeshjes së Juventusit ndaj Atalantas, të zhvilluar të dielën, por pavarësisht dëmtimit ai vazhdoi të luante edhe në pjesën e dytë.
Juventusi e mposhti Atalantan me rezultatin 2:0.
Megjithatë, dëmtimi nuk pritet ta mbajë sulmuesin për një periudhë të gjatë jashtë fushës.
Synimi është që qendërsulmuesi të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Juventusit ndaj Cagliarit.
27-vjeçari ka regjistruar vetëm një asistim në pesë ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në elitën italiane.
Kolo Muani ka edhe një gol dhe një asistim në Ligën e Evropës.