Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Der spanische Fußballverband ernennt den Schiedsrichter für das Duell Barça gegen Real Madrid.

Juan Martinez Munuera

Juan Martinez Munuera do të jetë arbitri kryesor i “El Clasicos” mes Barcelonës dhe Real Madridit. 

Barça të dielën nga ora 21:00 e pret Realin, në ndeshjen që i takon xhiros së dhjetë të La Ligas spanjolle. 

Emërimi i Munueras është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Spanjës, ndërsa në sistemin VAR do të jetë Javier Iglesias Villanueva.

Martinez Munuera është pjesë e elitës së arbitrimit spanjoll që nga viti 2013, kurse statusin e gjyqtarit ndërkombëtar e ka fituar në vitin 2015.

Për të, kjo do të jetë hera e pestë që drejton një përballje mes Barcelonës dhe Real Madridit. 

Përballja e parë nën drejtimin e tij u zhvillua në tetor të vitit 2020, kur Reali triumfoi 3:1 në “Camp Nou”. Ndeshja e dytë ishte në edicionin 2021/22 kur Barcelona fitoi 4:0 në “Santiago Bernabeu”.

Dy ndeshjet e tjera përfunduan me fitore të Realit, fillimisht 4:0 në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në sezonin 2022/23 dhe më pas 4:1 në finalen e Superkupës së Spanjës në janar të vitit 2024.

Në bilancin e përgjithshëm në ndeshjet e La Ligas, Martinez Munuera ka drejtuar Real Madridin në 46 takime, me 30 fitore, nëntë barazime dhe shtatë humbje. 

Barça ka regjistruar 24 fitore, gjashtë barazime dhe shtatë humbje në 37 ndeshje të drejtuara prej Munueras.