Arbitri Alejandro Hernandez Hernandez raportohet se nuk do ta ndajë drejtësinë në përballjen mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Sipas raportimeve të mediumeve spanjolle, Hernandez Hernandez, i cili fillimisht ishte kandidati kryesor për ta drejtuar “El Clasicon”, nuk pritet të jetë gjyqtari i kësaj përballjeje.
Gazetari Roberto Gomez ka bërë të ditur se vendimi është rishqyrtuar pas pakënaqësive të shprehura nga trajneri i Realit, Jose Mourinho, për rrjedhjen e hershme të informacionit rreth emërimit të gjyqtarit.
Trajneri portugez kishte shprehur habinë se si emri i gjyqtarit të mundshëm ishte bërë publik disa ditë para ndeshjes, duke ngritur pikëpyetje rreth mënyrës së përzgjedhjes dhe komunikimit të vendimit.
Mësohet se ende nuk është caktuar arbitri i ri që do të ndajë drejtësinë në derbin e madh.
Barcelona të dielën nga ora 21:00 e pret Realin në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligas.