Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Barça und Real sind bereit für einen hitzigen Klassiker

Barcelona – Real Madrid

Trajneri Hansi Flick i Barcelonës ka thënë se pozicionimi i ekipit të tij dhe posedimi i topit do të jenë vendimtare për ta ndalur sulmuesin e Real Madridit, Kylian Mbappen, në “El Clasicon” e parë të sezonit. 

Barcelona e pret Real Madridin në derbin e zjarrtë spanjoll të dielën nga ora 21:00, në xhiron e 10-të të La Ligas. Barcelona e para i ka 27 pikë, ndërsa Real Madridi gjashtë pikë më pak. 

Barça i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet e këtij edicioni në elitën spanjolle dhe mund të shkojë në nëntë pikë diferencë me Real Madridin, nëse e mposht në vikend. Fitorja do t’i ndihmonte Barcelonës ta thyejë rekordin e vendosur nga “los blancos” në edicionin 1968/69, për startin më të mirë në ligë. 

Por përballë “blaugranas” do të jetë Reali i udhëhequr nga sulmuesi francez, Mbappe, që ka 12 gola në 12 paraqitje në të gjitha garat e këtij sezoni. 

“Për ne është i rëndësishëm pozicionimi në fushë kur nuk e kemi topin dhe kur e kemi posedimin”, ka thënë Flick në konferencën për shtyp të shtunën kur u pyet se cili është plani për ta ndalur francezin në formë. 

“Nëse i bëjmë këto dyja, për mbrojtjen do të jetë më e lehtë. Kjo është ajo që duhet bërë”. 

Sulmi i Barcelonës është më i miri në Evropë aktualisht, me 50 gola në 12 ndeshje, por mbrojtja nuk është shfaqur shumë bindëse. Barcelona ka pranuar 15 gola, katër prej të cilave në mesjavë në Champions nga Paris Saint-Germaini. 

Eric Garcia, Jules Kounde dhe Andreas Christensen nuk do të luajnë, bashkë me mesfushorin Dani Olmo. 

Pavarësisht mungesave, trajneri gjerman Flick ka thënë se ndaj Realit do ta japin më të mirën. Ai e ka vlerësuar skuadrën e Jose Mourinhos prej më të fortave për momentin. 

“Clasico është ndryshe. Është ndeshja më e mirë. E gjithë bota e sheh këtë ndeshje. Miliona njerëz, kultura, gjenerata, janë të lidhura me këtë ndeshje. Është e pabesueshme”, ka theksuar Flick. 

Tekniku portugez, Mourinho, doli më herët në konferencën për shtyp të shtunën. Ai ka thënë se përparësi e Barcelonës është se lojtarët luajnë bashkë për disa vjet, kurse te Reali ka pasur ndryshime. 

Kthimin në “Camp Nou” e ka përshkruar si vizitë “të njëjtë si stadiumet e tjera”. Ka veçuar edhe kualitetet e Lamine Yamalit, superyllit të Barcelonës. 

“Po flasim për një skuadër me kualitete të larta, por nuk është problem. Yamali është lojtar shumë i mirë, dhe lojtarët e mirë respektohen. Por, respekti ndaj dikujt është një gjë. Ndryshimi i planeve, strukturës apo dalja nga identiteti, është diçka tjetër. Ne nuk do ta bëjmë atë, jo për atë, por për askënd”, ka deklaruar Mourinho. 

Barcelona dhe Real Madridi janë përballur 264 herë mes vete. Të dyja ekipet kanë nga 106 fitore. Në “Camp Nou”, Barcelona ka përparsi, pasi ka 70 fitore në 128 ndeshje, kurse 31 herë fitoi Real Madridi.