Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Bayern hat Interesse an Gruda

Brian Gruda

Brajan Gruda e ka tërhequr vëmendjen e Bayern Munichut pas nisjes shumë të mirë të sezonit me Leipzigun. 

Sipas podkastit të mediumit gjerman “Bild”, “Bayern Insider”, gjiganti gjerman po e monitoron 22-vjeçarin si lojtar i së ardhmes për fazën sulmuese. 

Gruda është mesfushor me tipare sulmuese. Ai ende ka kontratë me Brightonin anglez, por në verë do t’i bashkohet Leipzigut për 25 milionë euro. 

Ende nuk ka negociata mes Bayernit dhe Leipzigut, por bisedimet mund të nisin shpejtë nëse Gruda vazhdon me paraqitje të mira. 

Gruda është ftuar nga përzgjedhësi Jurgen Klopp i Gjermanisë për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. U ftua edhe në grumbullimin e kaluar, por u lëndua dhe nuk arriti të debutojë. 

Tani mund ta ketë rastin ndaj Serbisë në udhëtim të premten, që në ndeshjen e parë.