Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
DIE WELT

Russisches Kriegsschiff in Libyen mit Marinedrohnen angegriffen

BOOT

Një anije luftarake e Marinës Ruse është goditur të dielën nga dronë detarë të dyshuar ukrainas në bazën detare të Bengazit, në lindje të Libisë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe zjarr në objekt, kanë bërë të ditur zyrtarë ushtarakë libianë.

Sipas dy zyrtarëve të ushtrisë libiane, objektiv i sulmit ishte korveta ruse “Merkury”, e cila ndodhej në bazën detare për furnizim me karburant dhe pajisje.

Nga hetimet fillestare dyshohet se disa dronë detarë janë nisur drejt anijes nga një bazë e kontrolluar nga forcat ukrainase në pjesën perëndimore të Libisë. Katër prej tyre thuhet se janë penguar dhe shkatërruar, ndërsa dy të tjerë kanë goditur anijen luftarake.

Sulmi shkaktoi një shpërthim dhe zjarr në bazën detare, i cili më vonë u vu nën kontroll. Ende nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e viktimave apo shkallën e plotë të dëmeve.

Qeveria me seli në lindje të Libisë konfirmoi incidentin, duke bërë të ditur se ka nisur një hetim të përbashkët me Rusinë për të zbuluar rrethanat, burimin dhe autorët e sulmit.

Ngjarja vjen në një kohë kur Libia mbetet e ndarë politikisht dhe ushtarakisht që nga rrëzimi i regjimit të Muammar Gaddafit në vitin 2011. Vendi është gjithashtu një pikë e rëndësishme e rivalitetit mes Rusisë dhe vendeve perëndimore, ndërsa sulmi i fundit mund të shënojë një tjetër zhvillim të tensioneve të lidhura me luftën Rusi-Ukrainë jashtë territorit ukrainas.