Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Sport

Marc Marquez schreibt Geschichte in der MotoGP

Marc Marquez schreibt Geschichte in der MotoGP

Spanjolli Marc Marquez e ka fituar titullin e botës në garat e “MotoGP” për herën e tetë. Marquez u shpall kampion, ndonëse nuk e fitoi garën Grand Prix që u organizua në Portugali të dielën. 

Gara në Portugali u fitua nga italiani Marco Bezzecchi. 

Ngasësit të motoçikletës Ducati i mjaftoi pozita e tetë për ta siguruar titullin e dytë rresht të botës dhe të tetin në total, duke u barazuar me italianin Giacomo Agostini. Agostini titujt i kishte fituar mes viteve 1966-1975. 

33-vjeçari Marquez tani ka më shumë tituj të botës se rivali italian, Valentino Rossi. 

Rossi i ka shtatë tituj në “MotoGP”. 

“Vitin e kaluar titulli ishte për mua, ky është për ju”, u ka thënë Marquezi tifozëve. 

Marquezi i fitoi shtatë gara Grand Prix dhe dhjetë gara të sprintit në këtë sezon. 

Ai është kampioni më i ri në moshë në “MotoGP”. 

Në sezonin debutues, në vitin 2013 me Hondën, e kishte fituar titullin me 20 vjet e 266 ditë.