Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka ardhur në pushtet me kauzën se familjarët janë për t’u ftuar vetëm në ndeja dhe jo për t’i punësuar.
Tahiri në emisionin “Interaktiv” në KTV ka thënë se Kurti ka marrë mbështetje të madhe të popullit mirëpo duke i futur në institucione të pavarura emra të Lëvizjes Vetëvendosje po e tradhton besimin e qytetarëve.
“Për mua është totalisht e papranueshme të vish në pushtet me kauzën se të afërmit, kushërinjt, dajallarët janë për dasma e ndeja e pastaj praktikat nepotike, respektivisht praktikat e punësimit të klientëve partiakë dhe familjarëve me qenë çështje që vetëm tejkalohen. Populli i Kosovës e ka votuar si alternativë, si koncept që e lufton nepotizmin, e lufton punësimin me librezë të partisë. Shihi emrat për ambasadorë, e në institucionet e pavarura, të gjithë emra të partisë. Nuk i ka hije, është tradhti ndaj një besimi të madh popullor”, ka thënë Tahiri.