CODEX

“Proka”, novela e panjohur që solli filmin e njohur

 

Filmi “Proka” i regjisorit Isa Qosja, është një nga veprat më të njohura të kinematografisë shqiptare. Por pak dihet që ky film është ekranizim i novelës me të njëjtin titull, “Proka”, i autorit Filip Papajani, botuar më 1936. Filip Papajani (1878 – 1945) ishte një doktor, patriot dhe intelektual i shquar nga Elbasani, por emri i të cilit ka mbetur pak i njohur në historinë e letërsisë shqipe.

Studiuesi dhe shkrimtari Ag Apolloni, që së fundi e ka ribotuar novelën “Proka” të Papajanit, ka thënë në emisionin CODEX të KTV-së që Papajani është një nga autorët e rrallë konceptualë në letërsinë shqipe, meqë vepra e tij është e përshkuar nga një taban filozofik, veçanërisht i ndikuar nga Fridrih Nieçe.