I mbajtur si libri i parë i botuar në shqip (1555) “Meshari” i Gjon Buzukut u bë njohur gati 200 vjet pas botimit, kur ai u zbulua apo u rizbulua nga prifti jezuit prej Gjakovës, Gjon Nikollë Kazazi, në Kolegjin e Propagandës Fide.

Ishte Kazazi ai që e emërtoi “Meshar”, por deri vonë është menduar që kjo ngjau më 1740.
Sipas studiueses së letërsisë së vjetër shqipe, Evalda Paci, ka qenë Bardhyl Demiraj ai e cili e ka saktësuar se Kazazi e gjeti “Mesharin” e Buzukut gjatë vizitës së tij në Romë më 1743 dhe jo më 1740 siç mendohej.
E ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Paci ka folur më gjerësisht për dimensionin kulturor të historive të klerikëve katolikë shqiptarë, duke shquar pjesë nga vepra “Areali kulturor i veriut në shek. XVI-XIX”, shkruar nga Bardhyl Demiraj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.