CODEX

Kush ishte miku më i afërt i Ismail Kadaresë në Kosovë?

 

Vizitën e parë në Kosovë, Ismail Kadare e kishte bërë më 1972, i ftuar nga Teatri Kombëtar. Duke kujtuar këtë vizitë të tij, Kadare ka thënë se miku i tij më i afërt në Kosovë që e kishte shoqëruar në të gjitha vizitat, ishte shkrimtari Azem Shkreli. Kështu ka rrëfyer ai në librin e sapobotuar "Kohë për rrëfim", ku në dialogje me Alda Bardhylin, Kadare u është përgjigjur shumë pyetjeve të botueses Bardhyli.

Në këtë libër të botuar në ditëlindjen e 85-të të tij, Ismail Kadare rrëfen për fëmijërinë ne Gjirokastër, studimet ne Moskë, kthimin në Shqipëri dhe njohjen me shkrimtarët e shquar shqiptarë të viteve '30-të, marrëdhëniet me regjimin komunist si shkrimtar, largimin nga Shqipëria, Kosovën, Kinën, Mehmet Shehun dhe shumë tema të tjera.