E lindur më 1917 në Adana të Turqisë dhe e shkolluar në Universitetin e Romës, Musine Kokalari cilësohet si e para shkrimtare shqiptare, nisur nga fakti që është e para që botoi një libër.
Por Kokalari ka patur një jetë shumë të vështirë pasi që më 1946, për shkak të aktivitetit të saj politik me Partinë Socialdemokrate, u dënua me burgim nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe vuajti në burg deri më 1961.
Studiuesja e letërsisë në Institutin Albanologjik në Prishtinë, Meliza Krasniqi, e cila ka botuar një monografi mbi veprën e Musine Kokalarit, ka përmbledhur një profil të kësaj shkrimtareje, në studion e emisionit CODEX të KTV-së, duke thënë se vepra dhe jeta e Kokalarit janë të pandashme.