Muzikë, valle, shaka e shumë të qeshura e karakterizuan edicionin e kësaj të premte. 3 marsi njihet edhe si Dita Botërore e Botës së Egër, ndaj edhe për këte çështje nuk munguan informacionet dhe kuriozietet. Kësaj të premteje nuk i mungoi as rubrika shumë e dashur nga shikuesit, ‘’Retro’’. Protagonist në Retro sot ishte Avdyl Mziu. Siç nisi ashtu edhe përfundoi ky edicion i ChatRoomit, me muzikë. Dyshja e njohur në rrjete sociale Urata Gashi dhe Riad Ramadani na shoqëruan me muzikë ne në studio dhe shikuesit. Fillimet e tyre në këtë fushë, jeta e natës, rikthimi i këngëve të vjetra e shumë çka tjetër u diskutuan me mysafirët në studio.
Joni dhe Agnesa ju urojnë një vikend të mbarë!
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo