Botërori 2018

Franca triumfoi, por ndikimi i ligës së saj në botëror ishte i vogël

Përfaqësuesja e Anglisë u eliminua në gjysmëfinale të botërorit "Rusia 2018" nga Kroacia, por Premier League përfundoi e para në Rusi sa i përket sistemit të vlerësimit për lojtarët e skuadrave të mëdha.

Kjo nuk duhet të jetë befasi, pasi Premier League së bashku me La Ligan e Spanjës ka një kohë të gjatë që konsiderohen si më të fortat në Evropë.

Por çfarë ndikimi pati Ligue 1 e Francës në triumfin e Francës në botëror dhe në paraqitjen e përfaqësueseve të tjera, që kanë lojtarë që aktivizohen në këtë ligë?

Lojtarët francezë në ligat e huaja

Sistemi i vlerësimit tregon se sa të suksesshëm ishin futbollistët në botëror prej secilës ligë ku luajnë. Me fjalë të tjera, suksesi i secilës përfaqësuese arrihet nëpërmjet lojtarëve individualë, duke u bazuar në vlerat e tyre dhe cilësinë e ligës, në të cilën luajnë për ekipet që kanë kontrata. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).