Botërori 2018

Giroud po e shijon lavdinë pavarësisht kritikave

Sulmuesi i Përfaqësueses së Francës, Olivier Giroud, thotë se kritikat gjithmonë e kanë motivuar për të luajtur më mirë.

31-vjeçari insiston se është i lumtur që ua ka mbyllur gojën kritikëve me punën e tij të shkëlqyeshme që e ka bërë në triumfin e Përfaqësueses së Francës në botërorin "Rusia 2018", transmeton Koha Ditore.

Giroud kishte nxitur kritika të mëdha të tifozëve për shkak se nuk kishte shënuar asnjë gol në botëror. Në të vërtetë, ai nuk ka pasur asnjë gjuajtje në portë gjatë 546 minutave lojë dhe vetëm në ndeshjen e parë ka qenë rezervist, pasi në të gjitha të tjerat është aktivizuar si titullar.

I pari që i kishte dalë në mbrojtje Giroudit ka qenë seleksionuesi i Francës, Didier Deschamps, që ka thënë se sulmuesi ka punuar pa top në fushë dhe ka ndihmuar ekipin.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).