Botërori 2018

Katari premton botëror edhe më të mirë se ai në Rusi

Katari premton botëror edhe më të mirë se ai në Rusi

Gjermania bëri atë që pritej nga ajo, Afrika e Jugut tejkaloi pritjet, kurse Rusia ndryshoi perceptimet negative - kur këto shtete organizuan kampionatet botërore, turne që pas katër vjetësh do të mbahet në Katar.

Mirëpo, si do të jetë organizimi në Katar? Kjo është pyetja që është aktualizuar qysh të dielën mbrëma, kur përfundoi botërori në Rusi, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Përgjigjja e organizatorëve është shpresëdhënëse. Ata kanë premtuar një botëror madhështor, një më të mirë se ai që u mbajt në Rusi, ndonëse FIFA ia dha notën më të lartë.