Në muajin prill, presidenti Putin kërcënoi me “reagim të shpejtë ndaj çdokujt që tenton të përzihet dhe të krijojë kërcënim strategjik për Rusinë. Kemi të gjitha armët që na nevojiten për këtë”. Në muajin shtator ai shtoi edhe fjalinë e shkurtër: “Ky nuk është blof”.
Duket sikur jam duke e shikuar një skenë nga filmi i James Bondit. Diku afër Moskës, presidenti rus është në skenë dhe po pyetet për apokalipsin. Moderatori ia përkujton Putinit se dikur e kishte parashikuar që pas luftës bërthamore, rusët do të shkonin në parajsë.
“Nuk e kemi për ngut që të shkojmë atje, apo jo?”, pyet moderatori plot shpresë.
Pastaj kalon kohë e gjatë, pushim jo fort i rehatshëm. Fiks shtatë sekonda heshtje.
“Heshtja jote po më shqetëson”, thotë moderatori.
“E bëra me qëllim”, ia kthen Putini me një të qeshur.

Më falni që nuk po qesh. Ky nuk është film Hollywoodi që garanton fund të lumtur në fund. Ngjarjet e tetë muajve të fundit janë dramë e vërtetë që i ka sjellë vuajtje të paparë Ukrainës dhe shumë njerëz besojnë se bota është shumë më afër konfliktit bërthamor që prej Krizës së Raketave Kubane të para 60 vjetëve.
Pra, nga është krijuar ky skenar?
Shumë gjëra varen nga përgjigja në këtë pyetje: Sa larg është gati të shkojë Vladimir Putini për të siguruar fitoren – ose për të shmangur humbjen – në Ukrainë?
Nëse rilexohet adresimi i tij para Rusisë më 24 shkurt – fjalimin që bëri pasi urdhëroi pushtimin e Ukrainës – mund të vihet në përfundim se ai do të bëjë çfarëdo që i vjen:
“Tani disa fjalë shumë të rëndësishme për ata që mund të joshen për t’u përfshirë nga skajet në atë që po ndodh. Ata që na zënë rrugën ose krijojnë kërcënime për shtetin dhe popullin tonë, duket të kenë kujdes: ‘reagimi i Rusisë do të jetë i menjëhershëm dhe do të sjellë aso lloj pasojash që nuk janë përjetuar kurrë në histori’”.
Jashtë Rusisë, “pasojat që nuk i keni përjetuar kurrë në histori”, ishte interpretuar gjerë si luftë bërthamore. Dhe në muajt që pasuan, kërcënimet vazhduan.
Në muajin prill, presidenti Putin kërcënoi me “reagim të shpejtë ndaj çdokujt që tenton të përzihet dhe të krijojë kërcënim strategjik për Rusinë. Kemi të gjitha armët që na nevojiten për këtë”. Në muajin shtator ai shtoi edhe fjalinë e shkurtër: “Ky nuk është blof”.
Gjatë kësaj jave, në Klubin e Bisedimeve në Valdai (skenën e gjatë dhe shqetësuese të pauzës të cilën e përshkrova më herët), presidenti Putin po jepte sinjale të përziera. Mohoi se e ka ndërmend t’i përdorë armët bërthamore në Ukrainë.
“Nuk shohim nevojë për këtë. Nuk ka arsye politike dhe ushtarake për këtë”, ka thënë Putini.
Por anash këtij bashkëbisedimi, nuk mund t’u iknim kërcënimeve.
“Ka rrezik që Rusia t’i përdorë armët bërthamore. Jo kundër Ukrainës, por kundër Perëndimit”, ka thënë Dmitry Suslov, anëtar i Këshillit të Rusisë për punë të jashtme dhe mbrojtje.
“Nëse vetëm një raketë amerikane godet infrastrukturën ushtarake brenda Rusisë, ne do të bëjmë kalimin historik drejt Armagedonit bërthamor. Sipas doktrinës zyrtare të armëve bërthamore ruse, Rusia do të niste sulmin ndaj SHBA-së dhe shteteve të NATO-s sapo të dëshmojmë lansimin e raketave perëndimore drejt territorit tonë. Pastaj krejt planeti do të vdes”
Retorikë alarmuese? Patjetër.
Skenar real? Nuk jam i sigurt. Duke lënë anash pauzat presidenciale dhe retorikën e fundit ruse, mendoj se ka pak gjasa që Kremlini tani të planifikojë përshkallëzimin bërthamor në luftën e Ukrainës.
Sidomos kur mendoni për katër ngjarjet që nisin me shkronjën M.

Zgjedhjet e mesme
Teksa po afrohen zgjedhjet afatmesme amerikane, Kremlini e di se Partia Republikane ka mundësi të fitojë kontrollin e Kongresit.
Në fillim të muajit tetor, lideri i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy paralajmëroi se republikanët nuk do të shkruajnë “çekun e bardhë” për Ukrainën nëse ata kthejnë shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve.
Ky qëndrim ka qenë muzikë për veshët e Putinit. Ani pse është e paqartë nëse ndihma amerikane do të ndikohet nga fitorja e republikanëve, Kremlini mirëpret çdo mundësi të reduktimit të ndihmës amerikane për Kievin.
Mesdimri
Vladimir Putini ende duket se po llogarit se, me furnizimet ruse të energjisë në Evropë të kufizuara rëndë, një dimër i ftohtë do të përkeqësojë energjinë e Evropës dhe krizat e kostos së jetesës dhe do t'i detyrojë qeveritë perëndimore të bëjnë kompromis me Kremlinin: reduktimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën në këmbim të energjisë ruse.
Megjithatë, deri më tani, Evropa duket më e përgatitur për dimër sesa priste Moska.
Një tetor më i butë se zakonisht, i kombinuar me furnizimet e shtuara të gazit natyror të lëngshëm, do të thotë se rezervat e gazit janë shtuar dhe çmimet e gazit në Evropë janë ulur.
Por nëse temperaturat bien gjithashtu, presioni mund të rritet. Sidomos në Ukrainë, ku ushtria ruse ka goditur infrastrukturën energjetike të vendit.
Mobilizimi
Ditët e fundit ne kemi parë Vladimir Putinin duke ndërmarrë hapa për t’i mobilizuar të gjithë ekonominë ruse dhe industrinë ruse për nevojat e “operacionit të tij special ushtarak”.
Në shumë mënyra, duket sikur i gjithë vendi është vendosur në një bazë lufte afatgjatë. Një shenjë, ndoshta, se Kremlini po përgatitet tani për një luftë të zgjatur në Ukrainë.
Një krijim i Luftës së Ftohtë që vlen edhe sot: supozimi se nëse njëra palë lëshon armë bërthamore, pala tjetër do të përgjigjet në natyrë dhe të gjithë vdesin. Nuk ka fitues në një luftë bërthamore. Vladimir Putini do ta dijë këtë.
Mohim përgjegjësie. Të gjitha sa më sipër bazohen në premisën se do të ishte logjike të supozohej se nuk do të ketë asnjë komponent bërthamor në luftën në Ukrainë.
Ka vetëm një problem. Logjika doli nga mundësia më 24 shkurt. Dhe luftërat nuk zhvillohen domosdo logjikisht.
Nëse ka një gjë që kriza e raketave Kubane i mësoi botës, ajo ishte se si planeti mund të gjendet papritur në prag të shkatërrimit si rezultat i llogaritjeve të gabuara dhe komunikimit të gabuar.
Gabimet
“Operacioni special” i presidentit Putin nuk ka ecur sipas planit. Ajo që supozohej të kishte marrë ditë - maksimumi javë - është zvarritur me muaj. Kremlini duket se e ka nënvlerësuar plotësisht shkallën e rezistencës ukrainase, si dhe ka keqvlerësuar mbështetjen perëndimore për Kievin dhe cunamin e sanksioneve ndërkombëtare me të cilat do të përballej Rusia.
Dhe, pavarësisht se u zotua që herët se vetëm “ushtarët profesionistë” do të bënin luftimet, presidenti Putin përfundimisht duhej të shpallte “mobilizim të pjesshëm”. Për më tepër, në javët e fundit si rezultat i një kundërofensive ukrainase, trupat ruse kanë humbur një pjesë të territorit që kishin pushtuar.
Por një gjë që Vladimir Putini rrallë e pranon është të bëjë gabime. Tani për tani, ai duket i vendosur ta vazhdojë këtë luftë dhe të dalë me diçka që mund ta quajë fitore.