ËSHTË një e vërtetë e trishtë se krizat shëndetësore përherë përhapin pas vetes një pandemi të veten të dezinformimit. Në vitet ‘80, ‘90 dhe 2000 bota ishte ballafaquar me gënjeshtra të rrezikshme rreth AIDS-it – duke nisur nga besimi se virusi HIV ishte krijuar në ndonjë laborator qeveritar e deri te bindja se testet për HIV nuk janë të qasshme, dhe krejt deri te teoria spektakolare, por e paqëndrueshme se mund të trajtohej me qumështin e dhisë.
Këto pretendime ndikuan që të shtohen sjelljet e rrezikshme dhe të përkeqësohet kriza.
Lajmet e rreme dhe të paqëndrueshme po shtohen edhe tani, ama kësaj radhe rreth pandemisë së koronavirusit.
Si në Facebook ashtu edhe në WhatsApp dhe rrjetet e tjera sociale e aplikacione po shpërndahen vazhdimisht dezinformata, duke përfshirë në këtë mes çdo gjë, nisur nga fakti se çfarë e nxiti sëmundjen dhe këshillat se si të parandalohet përhapja.
Pavarësisht të gjithave, vetë dukuria është e dëmshme – një raport i fundit nga një krahinë e Iranit ka treguar se një numër i madh qytetarësh kanë vdekur nga dehja prej alkoolit të prodhimit shtëpiak, të cilin e kanë konsumuar bazuar në pretendimin e rremë se pija mund të ofrojë mbrojtje nga COVID-19.
Puna është se edhe idetë më të marra mund t’i tundojnë njerëzit që t’u besojnë pretendimeve që gjenerojnë një ndjenjë të rreme sigurie, duke ndikuar kësisoj në dekurajimin për t’iu bindur udhëzimeve qeveritare dhe gërryerjen e besimit te zyrtarët apo organizatat shëndetësore.
Edhe më të mençurit dhe të arsimuarit, pre e dezinformatave
Ka dëshmi të shumta se krejt këto ide janë duke marrë hov. Një sondazh i “YouGov” dhe “Economist”, kryer në mars të 2020-s, ka treguar se 13 për qind e amerikanëve besojnë se kriza me COVID-19 është mashtrim, derisa 49 për qind të tjerë janë të bindur se epidemia është produkt i dorës së njeriut. Dhe derisa mund të mendoni se ata më të mençurit dhe më të arsimuarit do të mund ta dallonin faktin prej fiksionit, jo shumë vështirë është që të gjeni shembuj të personave të shumtë, të arsimuar që bien pre e informatave të rreme.
Vetëm kijeni parasysh shkrimtaren Kelly Brogan, një teoriciene e njohur konspiracioni rreth COVID-19; ajo ka diplomë nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts dhe ka studiuar për psikiatri në Universitetin e Kornellit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore. Regjistrohuni falas këtu)