Vendet e pambrojtura do të nxjerrin mësim nga Ukraina, veçanërisht nëse Rusia ia del të gëlltisë pjesë të mëdha të Ukrainës, ndërkohë që tund arsenalin e saj bërthamor për të mbajtur vende të tjera në Gji, ndërsa konsiderojnë të mbajnë ose të zhvillojnë armët bërthamore, thonë ekspertët e sigurisë
Titujt kryesorë të gazetave në Seul alarmuan me paralajmërime të reja për një test të mundshëm bërthamor nga Koreja e Veriut.
Në trotuare, një punonjës zyre, 28-vjeçari Lee Jae Sang, veçse kishte një mendim se si t'i përgjigjej kapacitetit në rritje të shpejtë të Koresë së Veriut për të hedhur bomba bërthamore përtej kufijve dhe oqeaneve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendi ynë duhet të zhvillojë gjithashtu një program bërthamor. Dhe përgatituni për një luftë të mundshme bërthamore", tha Lee, duke shprehur një dëshirë që një sondazh i shkurtit tregoi, e u shpërnda prej 3 nga 4 koreano-jugorëve.
Moment kthese
Është një pikë që njerëzit dhe politikanët e fuqive jobërthamore globalisht po e ngrenë më shpesh, në atë që është bërë një moment destabilizues në më shumë se gjysmëshekulli përpjekjesh globale për mospërhapjen e armëve bërthamore, një gjë e rënduar nga shembulli i përditshëm i Rusisë bërthamore, që po copëton Ukrainën jobërthamore.
Ky rishqyrtim nga shtetet jobërthamore po diskutohet në Azi. Rajoni është shtëpi e Koresë së Veriut, Kinës, Rusisë dhe Iranit gjithnjë e më këmbëngulës, tri fuqi bërthamore dhe një fuqi gati bërthamore, por është i pambrojtur nga lloji i ombrellës bërthamore dhe nga aleanca e gjerë e mbrojtjes që për dekada ka mbrojtur vendet e NATO-s.
Vendet e pambrojtura do të nxjerrin mësim nga Ukraina, veçanërisht nëse Rusia ia del të gëlltisë pjesë të mëdha të Ukrainës, ndërkohë që tund arsenalin e saj bërthamor për të mbajtur vende të tjera në Gji, ndërsa konsiderojnë të mbajnë ose të zhvillojnë armët bërthamore, thonë ekspertët e sigurisë.
Po aq e rëndësishme, thonë ata, është se sa mirë SHBA-ja dhe aleatët e saj po i bindin partnerët e tjerë në Evropë, Gjirin Persik dhe Azinë që të besojnë në mburojën e arsenaleve bërthamore dhe konvencionale të udhëhequra nga SHBA-ja dhe të mos zhvillojnë bombat e tyre bërthamore.
Pasojat e çarmatosjes bërthamore të Ukrainës
Por liderët e shqetësuar për fqinjët jomiqësorë, të armatosur me armë bërthamore, "do t'i thonë audiencës së tyre vendore: Ju lutemi mbështetni armatimin tonë bërthamor, sepse shikoni çfarë ndodhi me Ukrainën, apo jo?” - tha Mariana Budjeryn, studiuese me Projektin mbi menaxhimin e atomit në Shkollën e Qeverisjes Kennedy të Harvardit.
Si nxënëse në Ukrainën e epokës sovjetike të viteve 1980, Budjeryn studioi se si të mbulonte djegiet nga rrezatimi dhe lëndimet e tjera të mundshme të luftës bërthamore, në një kohë kur vendi strehonte rreth 5000 armë bërthamore të Bashkimit Sovjetik. Vendi i saj hoqi dorë nga zhvillimi i armëve bërthamore pasi Bashkimi Sovjetik u shpërbë, duke zgjedhur ndihmën ekonomike dhe integrimin me Perëndimin dhe garancitë e sigurisë.
“Në fund të fundit, unë mendoj se shumë po bazohen në rezultatin e kësaj lufte për sa i përket mënyrës se si ne e kuptojmë vlerën e armëve bërthamore”, tha Budjeryn.
Në mbarë botën ushtria amerikane po siguron partnerët strategjikë që po përballen me rivalë të mbështetur nga bërthama.
Kundërpërgjigjja me të njëjtat armë
Pranë kufirit me Korenë e Veriut këtë muaj, raketat balistike të bardha u harkuan në qiellin e natës ndërsa SHBA-ja iu bashkua Koresë së Jugut në lëshimet e tyre të para të përbashkëta balistike në pesë vjetët e fundit. Ishte një përgjigje e mprehtë ndaj lëshimit të të paktën 18 raketave balistike nga Koreja e Veriut këtë vit.
Në Evropë dhe në Gjirin Persik, presidenti Joe Biden dhe gjeneralët e SHBA-së, diplomatët dhe trupat amerikane po shkojnë në vendet fqinje me Rusinë dhe në vendet prodhuese të naftës, fqinje me Iranin. Bideni dhe togerët e tij të lartë zotohen se SHBA-ja është e përkushtuar për të bllokuar kërcënimet bërthamore nga Irani, Koreja e Veriut dhe të tjerët. Në Kinë, presidenti Xi Jinping po ndjek politikë të jashtme agresive me një nga shtytjet më të mëdha të vendit të tij për zhvillimin e armëve bërthamore.
Disa ish-zyrtarë të lartë aziatikë kanë përmendur Ukrainën duke thënë se është koha që më shumë vende jobërthamore të mendojnë për zhvillimin e armëve bërthamore ose vendosjen e atyre të SHBA-së.
“Unë nuk mendoj se as Japonia dhe as Koreja e Jugut janë të etura të bëhen shtete me armë bërthamore. Do të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme politikisht dhe përçarëse nga brenda. Por cilat janë alternativat?” – i tha ish-ministri i Jashtëm i Singaporit, Bilahari Kausikan, audiencës në një forum të mbrojtjes në mars.
Garanci në letër
Për ata që shpresojnë se Koreja e Veriut do të heqë dorë nga armët e saj bërthamore, shembulli i dhënë nga pushtimi rus i Ukrainës është "një gozhdë tjetër në atë arkivol", tha Terence Roehrig, profesor i sigurisë kombëtare në Kolegjin e Luftës Detare të SHBA-së, në një forum tjetër të mbrojtjes në prill.
“Ukraina do të jetë një shembull tjetër për Korenë e Veriut, për shtete si Iraku dhe Libia, që hoqën dorë nga aftësitë e tyre bërthamore, dhe shikoni se çfarë u ndodhi atyre”, tha Roehrig.
Ukraina nuk kishte kurrë bomba bërthamore të gatshme për shpërthim, të paktën, asnjë nuk mund ta gjuante vetë.
Rënia e Bashkimit Sovjetik e la Ukrainën me arsenalin e tretë bërthamor më të madh në botë. Por Ukraina nuk kishte kontroll operacional. Kjo e la në pozicion të dobët në vitet 1990, kur negocioi me SHBA-në, Rusinë dhe me të tjerët për vendin e saj në botën post-sovjetike dhe për fatin e arsenalit sovjetik. Ukraina mori siguri, por jo garanci në lidhje me sigurinë e saj, tha Budjeryn.
"Një copë letër", është se si presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu referua një garancie të tillë, të nënshkruar në vitin 1994.
Vetë SHBA-ja u ka dhënë vendeve bërthamore dhe atyre kurioze-bërthamore shumë arsye për t'u shqetësuar për heqjen dorë nga armët më vdekjeprurëse në botë.
Perëndimi e detyroi liderin libian Moammar Gadafi të hiqte dorë nga programi i armëve bërthamore të vendit të tij në vitin 2003. Disa vjet më vonë, djali i Gadafit, Saif al-Islam, ndau me studiuesin Malfrid Braut-Hegghammer shqetësimin më të madh të babait të tij për këtë - që vendet perëndimore do ta mbështesnin një kryengritje kundër tij.
“Dhe ja, disa vjet më vonë, arrijmë në vitin 2011, e patë se çfarë ndodhi”, tha Braut-Hegghammer, tani profesor i strategjisë bërthamore dhe të sigurisë në Universitetin e Oslos.
Ajo që ndodhi ishte se NATO-ja, me nxitjen e SHBA-së, ndërhyri në një kryengritje të brendshme të vitit 2011 kundër Gadafit. Një avion luftarak i NATO-s bombardoi rezidencën e tij. Rebelët kapën liderin libian, e torturuan dhe e vranë.
Pretendimi i rremë
Në Irak, SHBA-ja luajti rol qendror në detyrimin e Sadam Huseinit të hiqte dorë nga programi i tij i zhvillimit bërthamor. Më pas, SHBA-ja përmbysi Sadamin në vitin 2003 me një pretendim të rremë se ai po rimontonte një përpjekje për armë bërthamore. Tre vjet më vonë, me Irakun ende nën pushtimin e SHBA-së, Sadami u var në një trekëmbësh.
Rëniet dhe vdekjet brutale të liderëve të Lindjes së Mesme kanë mjegulluar përpjekjet për denuklearizimin e Koresë së Veriut. Bisedimet e rralla SHBA-Kore e Veriut në vitin 2018 dështuan, pasi administrata Trump ngriti vazhdimisht "modelin e Libisë" dhe zëvendëspresidenti Mike Pence kërcënoi Kim Jong-un me fatin e Gadafit. “Injorant dhe budalla”, u përgjigj Qeveria e Koresë së Veriut.
Pushtimi rus i Ukrainës tani "vetëm thekson për disa vende, të paktën, se nëse keni një program të armëve bërthamore dhe e keni zhvilluar goxha, heqja dorë nga ai është një ide e tmerrshme", tha Braut-Hegghammer.
Nëntë fuqitë bërthamore të botës – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Kina, Mbretëria e Bashkuar, Pakistani, India, Izraeli dhe Koreja e Veriut – kanë rreth 13.000 armë bërthamore. Izraeli nuk e pranon se ka program bërthamor.
Fuqitë më të mëdha bërthamore historikisht kanë kërkuar të kontrollojnë se cilat vende mund të bashkohen ligjërisht në klub. Vendet që vazhdojnë pa marrë parasysh, duke përfshirë Iranin dhe Korenë e Veriut, janë të izoluara dhe të sanksionuara.
Frika nga gara bërthamore në Lindje të Mesme
Ekspertët bërthamorë përmendin Korenë e Jugut dhe Arabinë Saudite si ndër vendet që kanë më shumë gjasa të marrin në konsideratë armët bërthamore. Princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, në vitin 2018 u zotua të zhvillonte menjëherë bomba bërthamore nëse Irani do ta bënte këtë.
Është e habitshme që më shumë vende nuk kanë një bombë, tha Jessica Cox, kreu i Drejtorisë Bërthamore të NATO-s, në forumin e prillit.
"Nëse e shikoni atë nga një këndvështrim historik, nuk ishte aspak e qartë në vitet 1950 dhe 1960 se do të kishte më pak se 10 kombe të armatosura me armë bërthamore në botë ... 70 vjet më vonë".
Ajo që bëri ndryshimin në Evropë ishte parandalimi bërthamor i NATO-s – 30 vende ndajnë përgjegjësinë dhe vendimmarrjen për një arsenal bërthamor që pengon sulmet ndaj të gjithëve, tha Cox.
Shumë mendojnë se Ukraina mori vendimin e duhur kur shmangi izolimin e mundshëm duke hequr dorë nga një e ardhme e armatosur bërthamore. Kjo ia dha Ukrainës tri dekada për t'u integruar me ekonominë botërore dhe për të ndërtuar aleanca me kombet e fuqishme që tani ndihmojnë mbrojtjen e saj kundër Rusisë.
Si një grua e re në Ukrainë, Budjeryn e kuptoi në një moment pas marrëveshjeve të viteve 1990 se puna e saj, më pas në zhvillimin e biznesit, financohej nga administrata e Clintonit si pjesë e shpërblimeve të Perëndimit për Ukrainën për Marrëveshjen bërthamore.
"Nëse Ukraina mbizotëron", tha ajo, "atëherë do të komunikojë se armët bërthamore janë të padobishme”.
“Por nëse Ukraina bie, historia do të duket shumë ndryshe”, tha ajo.
Përktheu: Forca Jashari