Nikos Christodoulides, ishulli mesdhetar i të cilit është i ndarë në veriun e shkëputur turk dhe në atë grek të njohur ndërkombëtarisht dhe që është anëtar i Bashkimit Evropian, e ka potencuar atë që e ka quajtur si sjellje agresive turke jo vetëm në Qipro, por edhe në Siri, Irak, Libi dhe vende të tjera arabe në rajon
Ministri i Jashtëm i ishullit të ndarë të Qipros ka akuzuar presidentin e Turqisë se po përpiqet që ta promovojë një Perandori Osmane të re në lindje të Mesdheut dhe në Lindjen e Mesme, ndërsa ka thënë se një qasje e tillë karshi çështjeve gjeopolitike mund të ndikojë negativisht në sigurinë rajonale.
Nikos Christodoulides, ishulli mesdhetar i të cilit është i ndarë në veriun e shkëputur turk dhe në atë grek të njohur ndërkombëtarisht dhe që është anëtar i Bashkimit Evropian, e ka potencuar atë që e ka quajtur si sjellje agresive turke jo vetëm në Qipro, por edhe në Siri, Irak, Libi dhe vendet e tjera arabe në rajon.
“Po e shohim militarizimin e politikës së jashtme turke”, ka thënë Christodoulides në një intervistë për Associated Press. “Dhe kjo çështje përbën shqetësim të madh për të gjitha vendet e rajonit”, ka shtuar ai.
Christodoulides është thirrur në Perandorinë Osmane, e cila kishte kontrolluar pjesën më të madhe të Evropës Juglindore, Azinë Perëndimore dhe Afrikën Veriore prej shekullit 14 deri në fillim të atij 20 nga Kostandinopoja që tani është qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli. Perandoria ka hyrë në Luftën e Parë Botërore përkrah Gjermanisë dhe fuqive qendrore që janë mposhtur, duke shpënë drejt shpërbërjes së saj dhe ngritjes së Republikës moderne të Turqisë.
Christodoulidesi ka përmendur politikën e ish-ministrit të Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, të “zero probleme me vendet fqinje”, e cila përbënte konceptin identifikues të partisë në pushtet Drejtësi dhe Zhvillim, të prirë nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.
“Nga zero probleme me fqinj kemi përfunduar sot me një Turqi që ka probleme me të gjithë fqinjët”, ka thënë ai. “Nuk ekziston as edhe një vend i vetëm që nuk ka pasur probleme me Turqinë”.
“Gjëja e së cilës ne tani po bëhemi dëshmitarë në rastin e Turqisë është një përpjekje për promovimin e një politike të re osmane në rajon”, ka theksuar ministri qipriot, duke shtuar se “Turqia dëshiron që të bëhet një hegjemoni rajonale”.
Christodoulidesi ishte intervistuar të hënën, në ditën e fundit të mbledhjes vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, pasi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, priti presidentin qipriot, Nicos Anastasiades, dhe liderin e turqve qipriotë, Ersin Tatar, me shpresën për t’i dhënë shtysë të re rikthimit në negociatat për ribashkimin e ishullit.
Përpjekjet e shumta për bisedime të ndërmjetësuara nga OKB-ja kanë përfunduar më herët me dështim. Qeveria turke ka mohuar pretendimet për ambicie ekspansioniste në ishull dhe ka insistuar asokohe se veprimet e saja në Mesdhe kanë për synim mbrojtjen e interesave të saj dhe të turqve qipriotë kundruall atyre që i konsideron si pretendime disproporcionale të Qipros dhe Greqisë mbi kufijtë detarë dhe eksploatimin e energjisë.
Porse për AP-në, Christodoulides ka thënë se njoftimi i kohëmëparshëm prej anës së Erdoganit për një bazë dronësh në veriun e shkëputur të Qipros është shembull tipik i politikës osmane të Turqisë.
“Arsyeja kryesore për ngritjen e kësaj baze dronësh është që të kontrollohet Lindja e Mesme, që kontrollohet Izraeli dhe Egjipti”, ka thënë ai. “Nuk ka të bëjë me Qipron, në fakt, ngase nuk ju nevojitet një bazë dronësh në Qipro për të parë se si është gjendja në ishull”. Ai ka shtuar se për ta kuptuar politikën e Erdoganit në Qipro gjendja duhet të shikohet në kontekstin e asaj çfarë trupat turke janë duke bërë në veri të Sirisë dhe në Irak, Libi por edhe në disa vende afrikane, por ka bërë thirrje për bashkëpunim në mbarë rajonin.