Reflektimet e Anne Applebaum për pandeminë antidemokratike që po përhapet në botën tonë ofrojnë një përzierje të jashtëzakonshme të dëshmisë personale dhe analizës së ftohtë historike. Autorja e respektuar konservative, Applebaum, shkrihej në darkat e gjata të kthyera në ndeja me disa prej intelektualëve më të talentuar prej Uashingtonit deri në Varshavë; e shumë prej tyre tashmë janë kthyer në burra të pushtetshëm djathtistë dhe ajo merret me momentin kur ata e bëjnë një kapërcim të madh në qasjen e tyre. Applebaum rreket gjithashtu të spikasë se çfarë i shtyri këta njerëz që t’u shërbenin liderëve të cilët shtypën liritë që do të duhej të ishin kërkesa në punën e tyre intelektuale. Nga ana e tyre, shumë njerëz si puna jonë duhet t’ia shtrojnë asaj pyetjen se si u bë që qytetarë nga Polonia deri në Kaliforni u rreshtuan dhe votuan këta burra të fuqishëm për t’ua dhënë pushtetin megjithëse këta ndryshojnë mënyrën demokratike të jetës.
Prej një kampi, në kampin tjetër
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoApplebaum është marrë me studimin e diktaturës si studente në fillim të viteve tetëdhjetë, frymëzuar nga dijetari karizmatik i shkencave politike dhe ish-komunisti, Wolfgang Leonhard. Gjatë kolegjit, Applebaum studio rusisht në Leningrad dhe pastaj u vendos në Poloni, herë pas here duke trafikuar literaturë të ndaluar, por edhe duke kryer raporte televizive në atë që do të kthehej në spikatje të jetës së komunizmit.
Nëntori i vitit 1989 e gjeti atë në Berlin dhe u dashurua me Radek Sikorskin, shkrimtar i shkolluar në frymën konservative të Oksfordit. Ata kaluan shumë net të gjata duke biseduar për rënien e papritur të Murit të Berlinit. Më vonë ishte edhe redaktori e “Economistit” dhe e “Spectatorit”, përderisa Sikorski u ngjit në majat e pushtetit të politikës polake (duke u bërë edhe ministër i Jashtëm). Prindër të dy fëmijëve, ata u vendosën në një shtëpi në Poloninë perëndimore dhe ftuan miqtë që të festonin mijëvjeçarin e ri në 31 dhjetorin e vitit 1999. Dhe pothuajse gjysma e atyre që ishin në atë ndejë, dolën pastaj dhe thanë rrena dhe gjysmë të vërteta për Qeverinë e Jaroslaw Kaczynskit, ta zëmë për idenë se, ta zëmë, vëllai binjak i Kaczynskit vdiq më 2010 si rezultat i një komploti rus. Çfarë ndodhi, pyet ajo. “A mos ishin disa prej miqve tanë gjithnjë njerëz me mendësi autoritare?”
Kapërcimi i madh
Nuk duket se dikush tjetër do të na ofrojë ndonjëherë një vrojtim më të spikatur për këtë çështje se Applebaum. Ajo tregon se si Jacek Kurski, ish-drejtor i televizionit shtetëror polak, dikur një antikomunist i guximshëm, u kthye në një konformist; dhe dëgjojmë edhe për intervistën e autores me Maria Schmidtin, një historiane e rryer, e cila, sipas Applebaumit, sillet si një intelektuale arkivash në postin e drejtoreshës së muzeut më të rëndësishëm të historisë dhe e dy instituteve të Hungarisë. Nëpërmjet rrëfimeve mahnitëse dhe portreteve të qarta, shohim mbisundimin e egove karrieriste, rivalitetet e ashpra, cinizmin e theksuar, por edhe përkushtimin dëshpërues hyjnor. Sfidat personale duket se kishin shtyrë moderatoren e “Fox News”, Laura Ingraham, të kthehej në një konservative të sertë të katolicizmit; si shumë të tjerë në krahun e djathtë politik, edhe ajo duket se beson që Trumpi është sipëror kundrejt ndaj rreziqeve të shekullarizimit. Burri i Applebaumit i përkiste të njëjtit klub në Oksford, sikurse Boris Johnsoni, duke ia mundësuar asaj të kishte vrojtime të thukëta për njerëzit që na sollën Brexitin: burra nostalgjikë për fuqinë britanike dhe adhurues të zonjës Thatcher, për shkak se ajo do të “dilte para botës dhe do të kryente punë”.
“The New York Times” e ka quajtur Applebaumin dijetare të përmasave botërore për nga glamuri i saj, por ajo përnjëmend është qytetare e botës, me pasaporta të vërteta dhe figurative të disa vendeve. Në këtë libër, gjashtë kapituj të saj lidhen me pyetjen urgjente (Si mundën?) të ktheheshin në ndërmjetës intelektualët e dikurshëm, nga Franca deri në Greqi, Spanjë e Venezuelë. Ky kapërcim kufijsh në shkrimin e saj vjen jo vetëm me autoritet, por edhe me pavarësi, dhe në thelb kjo është një punë e saj studimore për të krijuar një perspektivë më të thelluar për perëndimin e demokracisë: për shembull, reflektimet e historianit Fritz Stern për protofashistë gjermanë, të cilët kompleksitetet e politikës moderne i shpien drejt zhgënjimit kulturor, ose për historinë që gjatë kohës së aferës Dreyfus ndau Francën.
Analizë e revistës “New Statesman”