Botë

LSDM-ja e bindur se VMRO-ja s’ka më çëfarë t’i ofrojë shtetit

 

LSDM e Zoran Zaevit ka refuzuar “Manifestin” e prezantuar nga VMRO-DPMNE, duke konsideruar se ish-kryeministri Nikola Gruevski dhe partia e tij nuk kanë çfarë t’i ofrojnë më shtetit, por duhet të përgjigjen për shkak të bllokadës së zgjedhjes së qeverisë së re.

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, deklaroi të dielën se VMRO-DPMNE-ja vetëm mund ta dorëzojë qetë pushtetin dhe të debllokojë proceset demokratike për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë.