Botë

Tillerson: SHBA do t’i respektojë marrëveshjet me aleatët në NATO

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, në takimin e tij të parë të NATO-s në Bruksel, u tha aleatëve se Shtetet e Bashkuara do t’i mbajnë marrëveshjet e mëparshme dhe do të sigurojnë se aleanca ka kapacitet për ta mbrojtur vetveten, përfshirë edhe nga agresioni rus.

Mëtutje, ai u ka bërë presion aleatëve që ta plotësojnë nivelin e shpenzimeve të mbrojtjes prej 2% të GDP-së, dhe ka kërkuar nga secili shtet anëtar, ta plotësoj këtë ose të ketë plan për plotësimin e përkushtimeve për financim të NATO-s, deri në samitin e liderëve të aleancës, në muajin maj, raporton agjencia Reuters nga Brukseli.