Botë

Sekretari amerikan i shtetit në vizitën e parë zyrtare në Turqi

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson filloi sot vizitën e parë në Turqi, që synon të ndërtojë marrëdhënie të mira me administratën Trump pavarësisht tensioneve ekzistuese për çështjen e Sirisë.

Tillerson, zyrtari më i lartë amerikan që shkon në Turqi që prej marrjes së funksionit të administratës së Donald Trump, u takua në mëngjes në Ankara me kryeministrin, Binali Yildirim para një takimi të parashikuar me presidentin, Recep Tayyip Erdogan.