Botë

Rusia po përpiqet ta zgjerojë ndikimin e saj në Libi

 

Shefi i Komandës Afrikane të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Thomas Waldhauser, thotë se Rusia po përpiqet ta zgjerojë ndikimin e saj në Libi, diçka që nga Shtetet e Bashkuara ndiqet me “shqetësim të madh”.

Gjenerali Waldhauser dje u tha mediave se Rusia është “në terren” në hapësirën kufitare ndërmjet Egjiptit dhe Libisë dhe po përdorë mjete ushtarake, shitje të armatimit dhe të naftës, për ta zgjeruar ndikimin në Libi.