Italia nën masa të larta sigurie për 60-vjetorin e Traktatit të Romës

Italia nën masa të larta sigurie për 60-vjetorin e Traktatit të Romës

24 March 2017 14:39

Snajperë, një qendër historike e bllokuar, kamera sigurie, Qyteti i Përjetshëm ka parashikuar një dispozitiv gjigant sigurie, të shtunën, për 60-vjetorin e Traktatit të Romës ku priten 27 krerë evropianë dhe mijëra manifestues.

Përballë kërcënimit terrorist, në kulmin e tyre pas sulmeve të fundit në Londër dhe në aeroportin “Orly”, pranë Parisit, prefektura e policisë ka vënë në terren burime njerëzore të jashtëzakonshme me rreth 3 000 policë të vendosur rreth Capitolit, selia e bashkisë së Romës, ku do të zhvillohet shumica e përkujtimeve.

Por rreziqeve për atentat, u shtohet ai i trazirave gjatë manifestimeve të ndryshme që parashikohet të zhvillohet në qendër të qytetit dhe që do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.

Rreth 30 000 persona pritet të mblidhen të në katër kortezhe të ndryshme, disa pro evropiane dhe disa kundër.

Por forcat e rendit i tremben në veçanti pranisë së mijëra “Black blocks”, grupe anarkiste ose autonome, që vijnë nga Gjermania, Greqia apo Franca.

Ndërkohë që kontrollet e sigurisë janë përforcuar që prej shumë ditësh në autostrada, në stacione dhe aeroportet italiane, ky dispozitiv do të arrijë maksimumin e tij të shtunën në Romë me krijimin e dy perimetrave sigurie ku nuk do të ketë persona.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme