Juncker: Brexit një dështim dhe një tragjedi

Juncker: Brexit një dështim dhe një tragjedi

24 March 2017 12:01

Londër, 24 mars – Më 29 mars, kur Britania e Madhe do t’i dorëzojë Brukselit letrën që lejon fillimin e Brexit, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker do të jetë tepër i trishtuar, deklaroi ky i fundit në një intervistë për BBC-në që do të transmetohet sot.

”Do të jem i trishtuar sepse largimi i Londrës nga Bashkimi Evropian është një dështim dhe një tragjedi”, deklaroi Juncker.

BBC ka dhënë deri tani vetëm pak momente nga intervista që do të transmetohet sot.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme