Botë

Edhe një i vdekur nga sulmet e djeshme në Londër

Një 75-vjeçar ka vdekur në mbrëmjen e së enjtes, një ditë pas sulmeve në Londër, ka njoftuar policia britanike.

Burri që kishte pësuar lëndime të rënda nga sulmi në urën Westminster nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur të enjten në mbrëmje.

Kjo është viktima e katërt e sulmeve.

Të mërkurën, një sulmues i identifikuar si Khalid Masood kishte goditur turmën e qytetarëve me veturë dhe më pas kishte therur për vdekje një polic në Parlamentin Britanik. Ky sulmues më pas u qëllua për vdekje nga policët. Kjo është viktima e katërt nga këto sule