Botë

Gjendet pako e dyshimtë afër vendit ku ndodhën sulmet në Londër

E plotësuar - Policia britanike ka njoftuar se në pakon e dyshimtë në Westminster nuk ka gjetur asgjë dhe se të gjitha rrugët tani janë të lira për komunikacion.


Një pako e dyshimtë raportohet se është gjetur afër vendit në të cilin të mërkurën u bënë sulmet në Londër.

Afër një milje afër këtij vendi në Westminster, sipas “DailyMail”, është dëgjuar një shpërthim.

Policia ka konfirmuar se ka gjetur një pako të dyshimtë, por ka mohuar shpërthimin.

Të mërkurën në Londër ndërruan jetën katër persona pasi një person kishte goditur me veturë një turmë në urën Westminster dhe më pas kishte therur për vdekje një polic te Parlamenti britanik.