Botë

Të shtëna me armë zjarri jashtë Parlamentit britanik, disa të lënduar

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar jashtë Parlamentit të Britanisë.

Një polic është therur me thikë në Dhomat e Parlamentit në qendër të Londrës, ka konfirmuar lideri i dhomës së deputetëve, David Lidington, raporton BBC.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se sulmuesi është qëlluar më pas nga policia e armatosur, pas një incidenti “të rëndë”, transmeton Koha.net.

Stafi brenda Parlamentit është detyruar që të qëndrojë brenda zyrave.

Scotland Yard ka thënë se ishte thirrur për një incident me armë zjarri në “Westminster Bridge”, përderisa raportohet për disa të lënduar.

Stacioni nëntokësor për transport është mbyllur në Westminster me kërkesën e policisë.