Botë

Pas Brexitit, Skocia pritet të mbajë referendum për pavarësi

Parlamenti i Skocisë të mërkurën në fund të debatit dyditor pritet të votojë për propozimin e kryeministres Nicola Sturgeon për mbajtjen e referendumit të ri për pavarësi, pavarësisht kundërshtimit të kryeministres britanike, Theresa May, sipas së cilës “tash nuk është momenti i duhur” për këtë, duke pasur parasysh se Londra po fillon negociatat për dalje nga BE-ja.

Skocia për referendumin e ri duhet të marrë lejen e Londrës, pasi që secili votim i obligueshëm juridik për çështje që i përkasin Kushtetutës së Mbretërisë së Bashkuar duhet t’i mbështesë edhe Parlamenti britanik.