Botë

Shteti me sensin e errët të humorit

“Toka e dragoit të bubullimës”, kështu pak a shumë përkthehet në shqip emri i plotë i mbretërisë himalajane të Butanit, vend ky që në mënyrë të famshme ka përqafuar jetën moderne bukur shumë kohë pas pjesës së mbetur të botës.

Televizori dhe interneti kanë gjetur qasje në këtë shtet vetëm në vitin 1999, ndërsa rrjetet e telefonisë celulare janë vendosur katër vjet pas kësaj date, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Dhe në mënyrë të pabesueshme, krejt deri në vitet 60’ në këtë shtet nuk kishte nisur as ndërtimi i rrugëve të kalueshme në çdo cep të vendit.

Deri në atë kohë, mënyra e vetme për t’i shkuar rreth e përqark Butanit ishte ajo nëpërmjet shtigjeve për këmbësorë dhe ngushticave për mushka që shtriheshin përgjatë një peizazhi malor që të lë pa frymë.

Image

Shenjat e çuditshme rrugore

Mirëpo që atëherë janë shtruar më shumë se 1.500 kilometra rrugë dhe vozitja me veturë nëpër to sot ofron një kënaqësi të madhe për të gjithë, e kësaj kënaqësie i kontribuojnë shumë edhe shenjat e çuditshme rrugore që mund të shihen kudo përreth tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.