Botë

Clinton: Jam e gatshme t’u ndihmoj amerikanëve

 

Ish-kandidatja presidenciale nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton ka deklaruar se është duke dalë nga faza kritike dhe se është e gatshme t’iu ndihmojë amerikanëve që të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Kthimi gradual i Clintonit në publik, pasi kishte humbur në garën presidenciale për president të SHBA-së, ka vazhduar me fjalimin me rastin e Ditës së Shën Patrikut në qytetin e lindjes së babait të saj të ndjerë Skraeton në Pensilvani, transmeton CBS news.