Ministri i Brendshëm gjerman kërkon emërimin e një komisari të antisemitizmit

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon emërimin e një komisari të antisemitizmit

18 December 2017 09:18

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere kërkoi sot emërimin e një komisari për antisemitizmin, një javë pas shfaqjes së deklaratave antisemite dhe anti-izraelite gjatë manifestimeve kundër deklaratës së presidentit Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

“Çdo akt kriminal i motivuar nga antisemitizmi është i tepërt dhe është një turp për vendin tonë”, deklaroi De Maiziere për gazetën “Bild am Sonntag”.

“Antisemitizmi nuk duhet kurrë të rimarrë forcë në Gjermani”, insistoi ai.

Ministri dënoi faktin që flamujt izraelitë u dogjën gjatë këtyre manifestimeve, duke vlerësuar se “bëhetë fjalë për një shkatërrim simbolik të së drejtës së një vendi për të ekzistuar”.

Për De Maiziere, qeveria e re duhet të emërojë një komisar të antisemitzmit.

Konservatorët e CDU-së së kancelares Angela Merkel dhe aleatët e saj bavarezë, CSU-ja, vazhdojnë bisedimet me socialdemokratët, SPD, për daljen nga ngërçi politik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme