ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në spitalin ushtarak në Kabul Foto: REL

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në spitalin ushtarak në Kabul

08 March 2017 11:35

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në spitalin ushtarak në Kabul, që gjendet pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Nga ky sulm të paktën katër persona janë vrarë dhe mbi 60 të tjerë janë plagosur.

Sulmuesit, të veshur si doktorë, kanë sulmuar spitalin Sardar Mohammad Daud Khan, raporton REL.

Ata janë përleshur me forcat e sigurisë në brendësi të ndërtesës, njoftojnë zyrtarët.

Zyrtarët afganë kanë thënë se nuk e dinë numrin e sulmuesve të spitalit në Kabul. Ata hynë në brendësi të spitalit, pas një shpërthimi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul e ka dënuar fuqishëm këtë sulm.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme