Botë

Macron kërkon shmangien e shkëputjes mes BE-së dhe Turqisë

Athinë, 7 shtator – Duhen shmangur shkëputjet mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, partner i rëndësishëm në shumë kriza, theksoi presidenti francez, Emmanuel Macron në një intervistë për të përditshmen greke “Kathimerini”.

Macron i bëri këto deklarata ndërkohë që nisi një vizitë zyrtare në Greqi dhe disa ditë pas një ashpërsimi të toneve nga kancelarja gjermane, Angela Merkel përballë Ankarasë.

“Turqia është larguar objektivisht nga Bashkimi EVropian këto muajt e fundit, me devijime shqetësuese që nuk mund të mbeten pa pasoja, mbi projektin përsa i përket bashkimit doganor”, theksoi Macron.

“Por, dëshiroj shmangien e shkëputjeve sepse është një partner i rëndësishëm në shumë kriza që jemi përballur (…) sfida migratore apo kërcënimi terrorist dhe do të punoj me kontakte të vazhdueshme me presidentin Erdogan”, shtoi ai.

Presidenti Erdogan ka ndërmarrë që prej grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016 një politikë të ashpër represionit kundër opozitarëve, shënuar nga arrestime dhe largimin nga puna të mijëra personave.

Fundjavën e kaluar, Merkel njoftoi se do të disktuonte për një ndërprerje të negociatave të anëtarësimit të Turqisë me BE-në.

BE-ja dhe Turqia arritën vitin e kaluar një marrëveshje që mundësonte reduktimin e konsiderueshëm të mbërritjes në brigjet greke të refugjatëve të ardur nga Siria dhe Iraku.